Lajme

Veliaj betonizon fushën e sportit, u la qëllimisht të degradohej për të miratuar kullat shumëkatëshe

Banorët e zonës së “21 dhjetorit” në Tiranë shprehen kundër ndërtimit të pallateve shumëkatëshe në fushën e sportit. Tashmë hapësira është lënë e degraduar dhe familjarët e konsiderojnë një veprim të qëllimshme.

E gjithë zona ku do të ndërtohen pallate 11 katëshe tashmë ështe e rrethuar.

Madje për të hyrë aty duhet të gjesh mënyra të tjera.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Pas lajmit të publikuar edhe banorët e zonës shprehen të shqetësuar.

Sipas tyre Veliaj jo vetëm po u shkatërron zonën që deri më tani është fushë sportive, por dhe do tu krijojë ndotje edhe më të lartë.

“E kam shtëpinë afër, do shembet dhe të na bëjë gjithë pluhur.”

“Veliaj i bën të gjithë gjërat në mënyrën më të padrejtë të mundshme.”

“Tirana është betonizuar, nuk ka vende ku të rinjtë të kalojnë kohën.”

“Nuk jemi dakord.”

Sipas projektit nga e gjithë kjo sipërfaqe do të mbetet rreth 2100 m2 hapësirë e gjelbërt dhe pjesa tjetër do të jenë mure të larta dhe asfalt.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Rruga Press

YouTube player