Lajme

Vdiq duke pritur “Drejtësinë”- Rexhail Qerimi ndërron jetë rrugës nga qelia në spital

I dënuari me burgim të përjetshëm i rastit “Alfa” , që sipas shumë opinionistëstëve, ekspertëve dhe shoqatave konsiderohet si rast klasik i montuar me motive politike, ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konfirmuar rrugës për në spital nga qelia e burgut të Idrizovës.

Shokët e tij të qelisë e komfirmuan herët lajmin, përmes rrjeteve sociale, më pas edhe familjarët dhe institucionet zyrtare, burgu, spitali dhe morgu.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.
Rasti Alfa ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.
Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami.

Më e zëshmja e kësaj çështjeje, gazetarja Liridona Vejseli është shprehur e tronditur dhe e mllefosur që Rexhaili nuk e gjeti drejtësinë:

“Por sot është e kotë… ky shtet e vrau çdo ditë pak e nga pak Rexhailin, e në fund e varrosi duke mos gjetur drejtësinë” – është shprehur ajo në rrjetin social Facebook.

Prokuroria ka filluar me kqyrjen e rastit, ndërsa priten reagime nga shoqëria civile dhe opozita politie shqiptare.

© Rruga Press

YouTube player