Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny
Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Vladimit Putinit, Alexei Navalny ka vdekur në një burg të sigurisë së lartë.
“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari A. A. Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, ku ka humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë.
“Menjëherë kanë arritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në përfundim, raporton skynews.
Alexey Navalny ka qenë një kundërshtar i vazhdueshëm për qeverinë e Vladimir Putin.
Ai u shpall fajtor për mashtrim nga një gjykatë në Moskë. Ndonëse nuk lidhet drejtpërdrejt me pushtimin e Ukrainës, verdikti përkon me goditjen e gjerë të Putinit ndaj zërave të opozitës dhe mediave të pavarura.
Rruga Press