Vdekja e të riut shqiptar në burgun e Serbisë, Artani kishte në gjoks tatuazhin e Adem Jasharit dhe stemën e UÇK-së
6 ditë më parë, më 30 nëntor, në mediat norvegjeze është raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një shqiptar nga Peja, të quajtur Artan Zymberi.
Xhaxhai i të ndjerit, Nexhat Zymberi tregoi se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.
Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor.
I ndjeri ishte në këtë burg prej një viti, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”
I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatuazh; “Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së.”
Sipas medias norvegjezvg.no, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka qenë në dijeni që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi.
Kështu i kishte thënë medias këshilltari i lartë i ministrisë, Lars Gjemble.
Përveç ndarjes së informacionit se janë informuar të afërmit e tij, Ministria e Jashtme nuk ka mundur të jap më shumë detaje.
Sonte, familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun serb, më saktësisht në (Sremska Mitrovica).
Sipas dyshimeve të familjes, Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatuazhe në gjoks figurën e Adem Jasharit, emblemën e UÇK’së, dhe Skënderbeun.
Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit, i cili ka thënë se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.
Rruga Press