Lajme

Vdekja e Learit/ Sekuestrohet kartela mjekësore, rimerren në pyetje mjekët e policët

Prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësore të 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në ditën e shtatë pas vdekjes së të riut, hetimet vijojnë ende, ndërsa mësohet se 17 punonjës të Policisë së Shtetit janë rimarrë gjithashtu në pyetje pasi dyshohet se janë përfshirë në veprime për ndalimin e Lear Kurtit.

Deri më tani, nga të dhënat e administruara nuk rezulton se Lear Kurti të vuante nga epilepsia, pista e parë e deklaruar nga autoritetet. Gjithsesi, pritet ende rezultati përfundimtar i të gjitha hetimeve për të dalë në një konkluzion.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti viziton fermerët dhe bletarët: Mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues në katër vjet

Si ndodhi ngjarja?

32-vjeçari dha shpirt në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia.

Lexo më shumë  Kosova, pjesë e Forumit Ekonomik Botëror “Davos 2025”

Një dëshmi e mikut të të riut te ‘Piranjat’ hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte “këshilluar” indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *