Vazhdon tmerri në Turqi, paslëkundje 7.5 dhe 7.7 ballë disa orë pas tërmetit tragjik
Turqia nuk po gjen qetësi sa i përket lëkundjeve të tërmetit. Pas atij të orëve të para të mëngjesit me magnitudë 7.8 që shkaktoi dëme kolosale, ka pasur mbi 60 pasgoditje, të cilat duket se po vinin në rënie dhe po normalizonin situatën.
Vetëm pak minuta më parë, zona juglindore është lëkundur sërish ashtu si në orët e para të mëngjesit pasi ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 7.77 me epiqendër në qytetin e Kahramanmaraşit dhe një tjetër me magnitudë 7.5 ballë.
Kështu situata bëhet edhe më e vështirë dhe paparashikueshme për orët në vijim.
Rruga Press