Lajme

Vazhdon greva e banorëve në mbrojtje të burimit të Sinecit

Banorët e fshatit Lumas protestuan të mërkurën në mbështetje të grevës së urisë së disa prej banorëve në mbrojtje të burimit të ujit të Sinecit.

Ata treguan për mediat shenjat e dhunës të shkaktuara nga përplasja me policinë të martën, pas përpjekjes për të ndaluar firmën Salillari të kryejë punimet në burimin e Sinecit.

Qytetarët prej kohësh e kanë kundërshtuar projektin e qeverisë për ndërtimin e një ujësjellësi në Sinec, për shkak se ai dëmton të vetmen pasuri natyrore të zonës.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës rrit të gjithë pensionet për 20 për qind

Kanioni i Sinecit (Saraselit) apo i ashtuquajturi “syri i kaltër” i Beratit është një pasuri natyrore. Në dhjetor 2002, ai u shpall me vendim qeverie monument natyre, për shkak të shumëllojshmërisë së bimëve e specieve të ndryshme.

Por në vitin 2019, qeveria Rama e shfuqizoi këtë vendim duke i hequr Kanionit të Sinecit mbrojtjen si “monument natyror” dhe duke i hapur rrugën shfrytëzimit dhe transformimit të tij.

Menjëherë pas heqjes së mbrotjes, u hartua projekti për marrjen e ujit me tubacioni për të furnizuar me ujë disa fshatra të zonës, çfarë do të shkatërrojë jo vetëm bukurinë natyrore por edhe florën dhe faunën.

Lexo më shumë  Sveçla: As që bëhet fjalë të plotësohet kërkesa e Vuçiqit për kthimin e ish-policëve në veri

Në një deklaratë të 21 majit, Bashkia Kuçovë ka deklaruar se ndërtimi i ujësjellësit “nuk do të ndikojë në mbylljen përfundimtare të burimit të Sinecit, pasi parashikohet që të ketë ujë për vaditje edhe për banorët”.

Punimet për ujësjellësin po kryhen nga kompania Salillari , e cila fitoi në muajin shkurt kontratën prej mbi 354 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit./exit/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *