Lajme

Vazhdojnë pagesat/ 8.3 mln euro këtë vit për inceneratorin e Tiranës, fatura e fundit në nëntor

Pagesat nga buxheti për inceneratorin e Tiranës vazhdojnë rregullisht. Edhe pse për kontratën ka akuza dhe thirrje që ajo të pezullohet, vetëm këtë vit kompania që menaxhon mbetjet në Sharrë ka marrë 8.3 mln euro.

Inceneratori i Tiranës ka marrë këtë vit nga buxheti i shtetit 975 mln lekë, ose 8.3 mln euro.

Pagesat janë bërë rregullisht çdo muaj, sikundër e përcakton kontrata, edhe pse impianti është bërë objekt sulmi dhe hetimi në Shqipëri.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Të dhënat nga thesari tregojnë se bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë e Vorë paguajnë faturat e shërbimit për depozitimin e mbetjeve në Sharrë.

Kontrata e koncesionit është lidhur ndërmjet Ministrisë se Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, e lidhur në 31 gusht 2017 për përpunimin e mbetjeve me incenerim dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe për 5 vite, janë paguar në llogari të kompanisë 46 mln euro.

Koncesioni është dhënë pёr njё periudhë 30 vjeçare, por opozita kërkon të pezullohet kontrata, pasi ka gjetur në të skema korruptive.

“Integrated Energy BV SPV” ka të njëjtët aksionerë me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, që janë tashmë nën hetim nga SPAK, për të cilët ka edhe persona të arrestuar, por për impiantin me vendndodhje në Sharrë, drejtësia nuk ka nxjerrë konkluzione.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *