Bota

Vazhdojnë luftimet në fabrikën e çelikut, kryebashkiaku: Kemi humbur kontaktet me ushtarët

Luftimet vazhdojnë rreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, sipas kryebashkiakut të qytetit. Në fabrikë besohet se janë strehuar rreth 200 civilë, sipas skynews.

Deri më tani rreth 156 civilë janë evakuuar nga fabrika dhe kanë mbërritur në Zaporizhzhia.

Megjithatë, kryetari i bashkisë së qytetit Vadym Boichenko tha se kanë humbur kontaktet me ushtarët ukrainas brenda fabrikës së çelikut. Ndërkohë, ministria e mbrojtjes së Ukrainës tha se Rusia po përpiqej të rriste ritmin e ofensivës së saj në Ukrainën lindore.

Lexo më shumë  Ekonomia e luftës: Pse perëndimi duhet të rris prodhimin masiv të armëve?

Gjithashtu shtoi se Moska kishte kryer rreth 50 sulme ajrore të martën.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Starmer: Po punojmë për një plan të zbatueshëm për Ngushticën e Hormuzit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *