Bota

Vatikani ofron ndihmë në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë

Vatikani është i gatshëm “të lehtësojë” një dialog midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, tha të hënën Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

Parolin, i cili është zyrtari numër një i Vatikanit pas Papa Françeskut, i tha gazetës italiane të Corriere della Sera se ai beson se “ka ende dhe gjithmonë vend për negociata. Asnjëherë nuk është vonë.”

Lexo më shumë  Moska kërcënon shtetet baltike, duke pretenduar se ato ndihmojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë

Parolin shtoi se Vatikani ka ndjekur me “vëmendje të madhe ngjarjet në Ukrainë” dhe se ofron “gatishmërinë e tij për të lehtësuar dialogun me Rusinë, është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë palët për të rifilluar këtë rrugë”.

Papa Françesku foli edhe një herë të dielën mbi konfliktin gjatë lutjes së tij javore Angelus dhe u kërkoi besimtarëve të luten dhe ftoi të gjithë “të bëjnë 2 marsin, të mërkurën e hirit, një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë”.

Lexo më shumë  Përfshirja e Libanit në armëpushim, BE: Sulmet e Izraelit atje vështirë se justifikohen si vetëmbrojtje

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *