BallinaBota

Varka “fantazëm” e braktisur prej 1 viti në det, banorët zbulojnë 80 mln drogë brenda saj

Policia e ishujve Marshall ka gjetur sasinë më të madhe të drogës, të braktisur në një varkë.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Amerika Latine nëpërmjet oqeanit Paqësor, ku ka udhëtuar për muaj të tërë në det.

Sasia prej 649 kg kokainë është vlerësuar me një çmim prej 80 milion dollarë.

Lexo më shumë  Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO

Autoritetet e kanë cilësuar këtë sasi të konsiderueshme droge, si rekordin më të madh të vendosur ndonjëherë në ishull.

Varka prej 5.5 metrash u gjet nga një rezident lokal në plazhin Ailuk. Banorët u munduan ta lëviznin barkën, por pa rezultat për shkak të peshës së madhe të saj.

Droga ishte e fshehur në brendi të motorrit të varkës, ndërkohë që policia e ishujve Marshall tha se varka mund të ishte braktisur një vit më parë

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë
YouTube player