Varianti Gamma evidentohet dhe në Rusi, përhapet më shpejt dhe zvogëlon antitrupat
Ky variant po bëhet shumë kërcënues. Rusia është duke u përballur me një rritje te rasteve të reja të koronavirusit dhe për këtë autoritetet evidentojnë si shkak shpërhapjen e variantit Delta si dhe ritmin e ulët të vaksinimeve.
Varianti Gamma i Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Brazil tashmë është evidentuar edhe në Rusi dhe së shpejti pritet të përhapet edhe më gjerë.
Reuters raporton se ky variant po bëhet shumë kërcënues. Rusia është duke u përballur me një rritje te rasteve të reja të koronavirusit dhe për këtë autoritetet evidentojnë si shkak shpërhapjen e variantit Delta si dhe ritmin e ulët të vaksinimeve.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 24,471 raste të reja Covid-19 dhe 796 vdekje në lidhje me koronavirusin Instituti tha se variantet Delta dhe Gamma janë cilësuar si shqetësuese pasi ato përhapen më lehtë dhe mund të zvogëlojnë efektin e antitrupave.