Bota

Varhelyi nga Sarajeva: Institucionet shtetërore duhet të funksionojnë. Nuk ka kohë për të humbur

Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq ka thënë të mërkurën (24 nëntor) që komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi të mirë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili po qëndron në Sarajevë përçoi mesazhin se institucionet shtetërore duhet të funksionojnë.

Siç tha Xhaferoviq, Varhelyi po ashtu theksoi se BeH duhet të jetë shtet efikas e funksional dhe se duhet të ndalet bllokada e punës së institucioneve.

“Konsideroj që kjo është e mundshme me pak vullnet politik dhe gatishmëri që të respektohet parimi i sundimit të ligjit, respektivisht të merrni pjesë në institucione dhe të merrni vendime në institucione të BeH-së, sepse kurrfarë bisedash për këtë jashtë institucioneve të BeH nuk vijnë në shprehje” tha Xhaferoviq.

Lexo më shumë  VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Në anën tjetër Varhelyi në Twitter shkroi se BeH tani ka një rast unik që duhet ta shfrytëzojë.
“Bosnje e Hercegovina nuk ka kohë për të humbur, as lidhur me reforma që duhet kryer lidhur me 14 prioritetet kryesore e as më Planin Ekonomik të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.

Varhelyi shtoi se “Komisioni Evropian do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e BeH në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme në ballafaqim me sfidën e migrimit”.

Po ashtu në postimin e tij në Twitter, ai tha se me ministren e Sigurisë së BeH, Selma Cikotiq në Sarajevë foli për zgjidhje rreth çështjeve që ndërlidhen me emigrim, sikurse azili, mbrojtja efikase e kufijve dhe kthimi i refugjatëve.

Lexo më shumë  Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përballje me Ukrainën

Komisari Evropian për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Varhelyi po ashtu bisedoi edhe me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH, Zoran Tegeltija, ministrin e Financave dhe Thesarit, Vjekoslav Bevanda dhe ministren Cikotiq për situatën aktuale politike e ekonomike në Bosnje, rajon si dhe procesin e integrimeve evropiane.

Varhelyi do të qëndrojë në Sarajevë edhe të enjten më 25 nëntor.

Bllokada në institucionet boshnjake është duke vazhduar që nga fundi i korrikut pasi që Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko imponoi ndryshimet në Ligjin Penal për ndalimin e mohimit të gjenocidit në Bosnje, për të cilën arsyeje përfaqësuesit e Republikës Serbe po e bojkotojnë punën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *