Sport

Valencia, gara e fundit e Rossit!

Të dielën Valentino Rossi do të zhvillojë garën e fundit të karrierës së tij në Valencia në fazën që mbyll kampionatin botëror 2021.

Doktori nuk e fsheh emocionin dhe është gati të shijojë këto momente të fundit të karrierës së tij.” Do të jetë një shumë dite e veçante, do mundohem ta jetoj normalisht. Suksesi im më i madh? Duke sjellë shumë njerëz më afër botës së motoçikletave”.

Gara e fundit e karrierës së Valentino Rossit në MotoGp është afër: të dielën në Valencia, në fazën që mbyll Kampionatin Botëror 2021, Doktori do të hipë në motorr dhe më pas do t’i thotë lamtumirë garave përgjithmonë.

Lexo më shumë  Nuk ka fitues pas 90 minutave, luhen vazhdimet

Një moment që sigurisht premton të jetë emocionues, siç nënvizon vetë kampioni i Yamaha në konferencën e zakonshme që i paraprin fundjavës në pistë: “Është një moment mjaft i trishtuar, por po aq i rëndësishëm për mua. Mendoj për të gjitha fitoret e mia dhe për të gjitha skuderitë me të cilat kam qenë.Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë dhe emocionues”.

Tani është koha për të bërë një bilanc, pra, për Valentinon, mes së shkuarës dhe së ardhmes: “U përpoqa shumë për titullin e 10 të botës, por nuk ia dola dhe kjo më vjen shumë keq, sidomos për mungesën e trofeut në vitin 2015. Por unë nuk jam penduar, kam pasur një karrierë të mirë dhe jam shumë i lumtur. Gjithmonë mendoj për atë që do të vijë dhe nga e hëna thjesht do të argëtohem, pastaj do të bëhem baba dhe do të fokusohem në këto aspekte të jetës sime”.

Lexo më shumë  Publikohen formacionet e supërsfidës Spanjë - Gjermani
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *