Valë dorëheqjesh mes politikanëve rusë
BILD
Në Rusi, një valë e pazakontë dorëheqjesh në mesin e guvernatorëve rajonalë po shkakton bujë.
Të martën, gjithsej pesë krerë rajonalë në pjesë të ndryshme të vendit njoftuan dorëheqjen brenda pak orësh ose deklaruan se nuk do kërkojnë mandat të dytë.
Të parët që njoftuan dorëheqjen ishin Sergey Schvachkin nga Tomsk i Siberisë dhe kolegu i tij, Igor Vasilyev. Ky i fundit është guvernator në Kirov, rreth 1 mijë kilometra në verilindje të Moskës.
Më pas erdhën dorëheqjet e guvernatorëve të Saratovit dhe republikës autonome El Mari. Kurse guvernatori i rajonit të Riazanit, Nikolai Lyubimov tha se nuk dëshiron të kandidojë për një mandat të dytë.
Një nga arsyet zyrtare të dorëheqjeve ishte mosha e tyre ose qëndrimi i gjatë në detyrë. Por vala e dorëheqjeve po nxit spekulime: a nuk duan guvernatorët të mbështesin më luftën e Putinit dhe ndikimin e rëndë ekonomik të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi?
Shumë kompani janë tërhequr nga Rusia si rezultat i sanksioneve perëndimore. Njerëzit po humbasin punët e tyre në masë.
Në situatën aktuale, vala e dorëheqjeve mund të jetë një shenjë se anija po përmbytet dhe se ‘minjtë po nxitojnë të zbresin të parët’, tha politologu Abbas Galljamov. Të tjerë spekuluan se pesë politikanët mund të mos kenë qenë mjaft besnikë ndaj Kremlinit dhe tani duhet të lirojnë postet e tyre me një vendim nga lart.
Disa njerëz shprehën shqetësim se despoti i Kremlinit, Vladimir Putin mund të planifikjë mobilizim të pjesshëm në rajonet e prekura për të intensifikuar luftimet e ngecura në Ukrainë. Ata argumentuan se është e mundur që guvernatorët nuk donin të merrnin përgjegjësinë për pakënaqësinë që do shkaktonte kjo në popullatë. Megjithatë nuk ka prova për këto supozime.
Në përgjithësi, Rusia përbëhet nga më shumë se 80 të ashtuquajtura subjekte federale të kryesuara nga guvernatorët.
Rruga Press