Bota

Vala e tretë ka filluar, thotë shefi i OBSH-së

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi kombet të mërkurën se janë futur në fazën e hershme të valës së tretë të Covid-19.


Ai vuri theksin te rritja e rasteve të reja me koronavirus dhe te vdekjet e shkaktuara prej virusit, të cilat më parë shënonin rënie si rezultat i shtimit të vaksinimeve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut muajt e fundit.

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?


“Për fat të keq…jemi në fazat e para të valës së tretë”, u shpreh ai për UN News.


Ghebreyesus tha se virusi kishte evoluuar vazhdimisht, deri te variantet që janë më të transmetueshme.


“Varianti Delta tanimë gjendet në më shumë se 111 vende dhe ne presim që ky variant të jetë së shpejti varianti dominues i Covid-19 në të gjithë botën, nëse nuk është tashmë”, tha ai.

Lexo më shumë  Fjalimi i Ministrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit në OKB: Putini po e kthen Rusinë në një perandori mafioze

Gjithsesi, Ghebreysus pohoi se vetëm vaksinat nuk munden që ta ndalojnë pandeminë dhe bëri thirrje që fushatat e vaksinimeve të jenë të shoqëruara edhe me masa publike dhe sociale.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *