Bota

Vaksinimi i forcave të armatosura, Pentagoni i kërkon Biden që të bëhet me detyrim

Pentagoni do ti kërkojë presidentit amerikan, Joe Biden miratimin për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, për 1.3 milionë anëtarët e shërbimit ushtarak, jo më vonë se mesi i shtatorit.

“Deri atehere” – tha zëdhënësi John Kirby – “u kujtojmë pjesëtarëve të pavaksinuar se nuk duhet te mendojne vetem per vete”.

Lexo më shumë  Zelensky: 200 ekspertë ukrainas të dronëve po ndihmojnë në Lindjen e Mesme

 Muajin e kaluar, Biden u beri thirrje qeverive lokale që të paguajnë qytetaret për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si dhe njoftoi rregullat e reja, përmes së cilave punëtorëve federalë u kërkohet dëshmi e vaksinimit apo testim i rregullt përqasje në ambiente të brendshme.

Atëherë, ai tha se Pentagoni duhet të analizojë se “si dhe kur” do t’iu kërkojë pjesëtarëve të ushtrisë që të marrin vaksinën. Ushtria amerikane ka thënë se rreth gjysma e forcave të armatosura tashmë janë vaksinuar plotësisht. Shkalla e vaksinimit është më e lartë në marinën amerikane./a2/

Lexo më shumë  Gjermania i përgjigjet kërkesës së Trumpit: "Kjo nuk është luftë e NATO-s"

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *