Vaksinimi i fëmijëve dhe të moshuarve në Shqipëri, shumica e prindërve refuzojnë, pensionistët pro dozës së tretë
Rekomandimi i Komitetit të Imunizimit për të vaksinuar fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata të moshës nga 12 deri në 15 vjeç me rekomandim të mjekut pediatër, prej 1 nëntorit i ka gjetur prindërit me qëndrime të ndryshme.
Ndonëse shumica e të pyeturve janë kundër, ka edhe nga ata që janë të gatshëm të japin autorizimin nëse u kërkohet.
E kundërta ndodh me të moshuarit. Rekomandimin për të marrë dozën e tretë e shohin si një mundësi për të qenë më të mbrojtur.
Ka edhe nga ata që për shkak të efekteve anësore nga dozat e mëhershme refuzojnë të marrin vaksinën e tretë.
Sipas udhëzimit të Komitetit të Ekspertë, doza e tretë për të moshuar mbi 60 vjeç do kryhet 6 muaj pas asaj të dytë.
Rruga Press