Bota

Vaksinimi i deytrueshëm në SHBA, kompania ajrore Delta do të mbulojë shpenzimet shëndetësore vetëm për punonjësit e vaksinuar

Kompania e tretë ajrore më e madhe amerikane, Delta, do të mbulojë shpenzimet shëndetësore për stafin të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës pior sërish infektohen.

Sipas BBC, ajo gjithashtu do të vendosë një pagesë shtesë prej 200 dolarësh për ata persona të cilët nuk janë vaksinuar, duke bërë kështu përpjekjen e fundit në frenimin e përhapjes së Covid dhe shtyrjen e stafit drejt vaksinimit.

Lexo më shumë  Zelensky: Fundi i luftës varet nga presioni që Putini do të marrë nga SHBA-të

Shefi i kompanisë, Ed Bastian tha se ky memorandum i cili hyn në fuqi nga 1 Nëntori dhe përfshin rreth 75,000 mijë punonjës të siguruar. Kjo do të ndihmonte në frenimin e “përhapjes agresive” të koronavirusit ndërsa rastet rriten në të gjithë SHBA.

Ai tha se qëndrimi mesatar në spital për Covid-19 tani i kushtoi Delta-s50,000 dollarë për person, gjë që është e papranueshme përderisa ekziston mundësia e vaksinimit. Nga 30 shtatori personeli i pavaksinuar i Delta gjithashtu do të duhet të marrë teste javore të Covid dhe të mbajë maska ​​në të gjitha mjediset e brendshme të Delta.

Lexo më shumë  Meksika dërgon mijëra ushtarë për të ndaluar dhunën pas vdekjes së bosit të drogës

Firmat amerikane po përpiqen një sërë qasjesh për të inkurajuar stafin që të vaksinohen pasi varianti Delta i koronavirusit përfshinë vendin. Disa kompani, të tilla si United Airlines, Goldman Sachs dhe gjigantët e teknologjisë Microsoft dhe Google, i kanë thënë stafit se duhet të vaksinohen plotësisht për të hyrë në punë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *