Lajme

‘Vaksinimi është esencial’/Drejtor i spitalit Infektiv në Kosovë: Asnjë person i vaksinuar kundër Covid, nuk ka ndërruar jetë

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, ka bërë me dije ditën e sotme, se që prej nisjes së fushatës së imunizimit, asnjë person i vaksinuar nuk ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

“Asnjë i vaksinuar dhe i shtrirë (në spital) nuk ka përfunduar me fatalitet. Ne tash i kemi dy probleme: problemin e komunitetit të pavaksinuar, i cili është problem madhor, sepse ata te ne paraqesin shumicën dhe problemin tjetër shumë të vogël te komuniteti i njerëzve që janë të vaksinuar. Ata që janë të vaksinuar, prej tyre, një përqindje shumë e vogël, e marrin infeksionin. Por edhe nëse infektohen, deri më tash kemi parë që kalojnë më lehtë, ndonëse edhe te këta mund të paraqitet një formë e moderuar e sëmundjes”, theksoi Vishaj për REL.

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024

Vaksinimi i qytetarëve në Kosovë nisi në fund të marsit dhe aktualisht po përdoren dy vaksina për imunizim, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech.

Vaksinimi i qytetarëve të Kosovë është esencial për shpëtimin e jetës së tyre dhe institucionet shëndetësore dhe qeveritare kompetente për shëndetësinë, duhet të jetë më agresive në fushatën për vaksinimin e qytetarëve, vlerëson epidemiologu Isuf Dedushaj.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *