BallinaBota

Vaksinat kundër virusit, ari i ri për organizatat kriminale

Vaksina kundër COVID-19 do të jetë ari i lëngshëm i vitit 2021. Kështu ka paralajmëruar agjencia policore ndërkombëtare Interpol, sipas të cilës vaksina do të jetë malli më i çmuar për t’u shpërndarë dhe organizatat kriminale në mbarë botën janë bërë tashmë gati.

Shefi i Interpol, Jurgen Stock ka deklaruar se me përhapjen e vaksinave kriminaliteti do të rritet ndjeshëm. Sipas tij, do të ketë vjedhje nëpër magazina dhe sulme për grabitjen e ngarkesave.

Lexo më shumë  Ukraina bën bilancin e humbjeve të armikut: 33,700 ushtarë rusë të vrarë në qershor

Gjithashtu, korrupsioni do të lulëzojë në shumë vende për të siguruar sa më shpejt këtë “mall të çmuar”, ka vënë në dukje Stock.

Virusi i shpërndarë nga Azia, ka vijuar numri një i agjencisë policore, po shoqërohet me një valë kriminaliteti, të cilën e ka quajtur “pandemi më vete”. Grupet kriminale kanë menduar që në fillim se si të përfitojnë nga COVID-19.

Lexo më shumë  SHBA-ja ndan edhe 2,3 miliardë dollarë për Ukrainën

Shefi i Interpol ka saktësuar se, në vend që të përfitojnë nga ilaçet, sikurse bënin më parë, grupet kriminale janë spostuar me shpejtësi drejt produkteve sanitare të falsifikuara si antiviralët dhe maskat false. Dhe tani, teksa vaksinat po autorizohen, kriminelët janë gati të dalin në treg me vaksina të falsifikuara.

Rruga Press

YouTube player