“Vaksina është efektive kundër muatcionit të Covid”/ Kreu i Pfizer: Pandemia është çështje kohe
Kreu i gjigandit farmaceutik Pfizer, Albert Bourla ka folur për mutacionin e ri të Covid. Në një intervistë për mediat greke ai ka thënë se vaksinat anti-Covid janë efikasë edhe për mutacionet e rinj që kanë dalë. Në fjalën e tij, Bourla ka deklaruar se pandemia është një çështje kohe pasi mjekët kanë në dorë një mjet shumë të fuqishëm për t’i dhënë fund virusit.
Në lidhje me mutacioni e ri, ai tha se momentalisht po kryejnë eksperimene mbi këtë ndryshim të Covid dhe se pas dy javësh do të kenë më shumë të dhëna, që do tu tregojnë se sa efektive është vaksina e krijuar.
”Ne do të kemi më shumë informacion dy javë pas përfundimit nga eksperimentet që po kryejmë aktualisht për të parë nëse vaksina është e njëjtë, më pak ose më shumë efektive kundër këtij virusi të ri”, theksoi ai.