Vaksina e AstraZeneca drejt miratimit, Mbretëria e Bashkuar pritet ta aprovojë sot

Mbretëria e Bashkuar pritet të aprovojë vaksinën anticovid të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca këtë të martë.
Shpresat për këtë vaksinë janë të mëdha, pasi çmimi i ulët dhe lehtësitë në magazinimin e saj do t’i lejojnë qeverisë të vaksinojnë popullatën më shpejt.
Vaksina e Pfizer dhe BioNTech, e miratuar më herët gjatë muajit, duhet të mbahet në temperatura nën 70 gradë Celsius dhe mund të transportohet vetëm katër herë përmes një zinxhiri të ftohtë, përpara përdorimit.