Vaksina do shkojë te vendet e pasura dhe të fuqishme! Parashikimi i ‘The Economist’ sjell vaksinën anti covid në Shqipëri në 2022, hedh poshtë deklaratën e Ramës
TIRANË– Vendet e pasura dhe të fuqishme do mund të kenë akses për sigurimin e vaksinës para shteteve të tjera! Kështu shkruan ‘The economist’ në një shkrim të publikuar ku ka ndarë dhe hartën e shteteve duke i vendosur ngjyra për të treguar se kur do e sigurojnë vaksinën.
Sipas hartës vendi ynë do e sigurojë vaksinën në vitin 2022!
Në grupin e parë ku përfshihen SHBA, shtetet kryesore të BE, si dhe Japonia, vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe marsit të 2022.
Në grupin e dytë, ku futen Kanadaja, Argjentina, Kina, Australia vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe qërshorit të 2022.
Shqipëria bën pjesë në grupin e shteteve të shenjuara me portokalli ku vaksinimi masiv do realizohet gjatë 2022.
Ndërsa në grupin e katërt ku futen vendet e varfra, kryesisht të Afrikës, vaksinimi do bëhet mes prillit të 2020 dhe përgjatë vitit 2023.
Kjo bie ndesh me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në 9 dhjetor postoi një foto në një ekspozitë me bosin e kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla prej nga u shpreh se vaksina do të vijë brenda dy muajve të parë të vitit.
Nëse vaksina vjen në Shqipëri në vitin 2022, siç shkruan ‘The Economist’, Shqipëria do duhet të përgatitet për më shumë viktima dhe të prekur nga Covid./dosja.al/