BallinaBota

Vaksina amerikane MODERNA fillon provat klinike tek adoleshentët, pritet rezultati

Në provat klinike marrin pjesë 3,000 vullnetarë të shëndetshëm nga SHBA , të moshës 12 deri nën 18 vjeç

Kompania biofarmaceutike amerikane Moderna ka njoftuar se po fillon provat klinike  tek adoleshentët për vaksinë që ka zhvilluar kundër sëmundjes Covid 19.

Në provat klinike marrin pjesë 3,000 vullnetarë të shëndetshëm nga SHBA , të moshës 12 deri nën 18 vjeç, raporton CNN.

Sipas kompanisë, vullnetarët e parë adoleshentë tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, e cila pritet të miratohet nga rregullatorët përkatës në SHBA  dhe Evropë në fillim të vitit të ri.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ne jemi të kënaqur që po fillojmë Fazën 2/3 të vaksinës Moderna në adoleshentë të shëndetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi ynë është që në pranverën e vitit 2021, të kemi të dhënat e para për të mbështetur përdorimin e vaksinës tek adoleshentët, në funksion të vitit të ri shkollor. “Ne shpresojmë të jemi në gjendje të sigurojmë një vaksinë të sigurt që do të mbrojë adoleshentët në mënyrë që ata të kthehen në shkollë në një mënyrë normale,” tha Stephan Bansel , CEO i Moderna.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Studimi i ri po kryhet në bashkëpunim me Autoritetin e Avancuar të Kërkimit dhe Zhvillimit të SHBA dhe synon të vlerësojë sigurinë dhe imunogjenitetin e mundshëm të Modernës në këtë grupmoshë të re. Çdo vullnetar adoleshent do të marrë dy doza të vaksinës dhe do të monitorohen për të paktën 12 muaj pas dozës së dytë.

YouTube player