Bota

Vajzat e reja po udhëheqin revoltën në Kinë

Kina është përfshirë nga një valë protestash të pazakonta. Protestuesit po mbajnë në duar letra të bardha, një simbol i protestës që nga trazirat në Hong Kong, kur nuk lejoheshin parullat dhe sloganet. Turmat e mëdha po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Xi Jinping

Nga Grace Tsoi, BBC

Shumë vajza të reja janë në ballë të protestave të koronavirusit në të gjithë Kinën dhe po shfaqen si zëra të spikatur në pamjet që publikohen në mediat sociale.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Në një video virale, një studente në universitetin prestigjioz  Tsinhua- ku është diplomuar lideri kinez Xi Jinping- udhëhoqi turmat duke brohoritur se nuk do të gjunjëzoheshin më përpara ‘pushtetit publik’.

Ka shumë zemërim dhe ankesa mes vajzave të reja kineze, thotë Feng Yuan, bashkëthemeluese e organizatës joqeveritare ‘Barazi’ me qendër në Pekin.

“Nga nëna me tetë fëmijë me zinxhirë në Xuzhou e deri te gratë e sulmuara në Tangshan, zëri i tyre është shtypur sa herë që kanë dashur të flasin,” tha ajo.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Rang, e cila është rreth të 20-tave, iu bashkua protestës në Shangai mbrëmë.

“Në të kaluarën, kishte liderë në lëvizjet masive ose kishte plane,” tha ajo. Por këto protesta kanë qenë spontane dhe pa asnjë organizim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *