KryesoreLajme

Vajza e deputetes Luljeta Bozo fiton tender 100 mln lekë në kundërshtim me ligjin

Nga Boldnews.al

Sizmiologia e njohur, Luljeta Bozo, u afrua nga kryeministri Edi Rama në ekipin e deputetëve të sigurt në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, për të paktën dy arsye kryesore, njëra publike dhe tjetra politike:

Së pari, Bozo u bë një figurë e pëlqyer nga publiku me ekspertizën e saj pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019.

Së dyti, si deputetja më e vjetër në moshë, ajo kishte të drejtën e fjalës hapëse në punimet e Parlamentit të ri. Në mungesë të saj, fjala i takonte ish-kryeministrit demokrat dhe kundërshtarit më të fortë politik të Ramës, Sali Berisha.

Me marrjen e mandatit të deputetes, Lulejta Bozo, e cila kishte mbajtur këtë pozicion edhe gjatë periudhës komuniste, siguroi privilegje, por edhe detyrime.

Një prej këtyre detyrimeve është fakti që ajo dhe familjarët e saj të ngushtë, përfshirë fëmijët madhorë, nuk duhet të përfitojnë fonde nga tenderat publikë.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

Ky ndalim nuk është zbatuar në mënyrë rigoroze.

Zyra arkitekturore e Ilirjana Bozos, vajza e deputetes, ka përfituar një tender të zhvilluar nga Universiteti publik i Durrësit, me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra.

Tenderi në konflikt interesi

Në Dhjetor të vitit 2021, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, shpall tenderin për “Studim Projektim i Godines së Re të Fakultetit të Studimeve Profesionale” me fondi limit 9.038.696 pa TVSH.

Në Buletinin Publik të datës 26 Prill 2022, njoftohet se fitues paraprak është shpallur “Studio-Rebus”, me ofertë 8.850.000 lekë pa TVSH.

Në foto: “Studio-Rebus” shpallet fitues paraprak i tenderit rreth 100 mln lekë të vjetra të zhvilluar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës

“Studio-Rebus” është në pronësi 50 përqind të Ilirjana Bozos, vajza e deputetes socialiste, Luljeta Bozo.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Ky fakt krijon dyshimet se tenderi është fituar në kundërshtim me ligjin për “Konfliktin e Interesit”.

Në foto: Ilirjana Bozo, vajza e deputetes Luljeta Bozo, është bashkëpronare me 50 përqind në “Studio-Rebus

Ky ligj, në nenin 21 të tij, parashikon që zyrtarëve me funksion deputet u ndalohet të lidhin kontrata me institucionet publike.

Në foto: Neni 21 i ligjit “Për konfliktin e interesave” ndalon deputetët të fitojnë kontrata publike

Ky ndalim shtrihet edhe për “personat e lidhur” me deputetët, që sipas këtij ligji janë “bashkëshortët dhe fëmijët madhorë”.

Në foto: Neni 24 i ligjit “Për konfliktin e interesave” ndalon edhe familjarët e deputetëve të fitojnë kontrata publike

Universitetet publike konsiderohen “institucione publike”, sipas ligji “Për arsimin e lartë”, pasi një pjesë të rëndësishme të financimit të tyre e marrin nga Buxheti i Shtetit.

Pra, referuar përcaktimeve ligjore, vajza e deputetes Luljeta Bozo, nuk mund të përfitojë kontrata nga institucionet publike, siç është edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Megjithatë, të dhënat zyrtare dëshmojnë se “Studio-Rebus”, në pronësi 50 përqind të Ilirjana Bozos, është shpallur fituese e tenderit publike me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *