Lajme

Vaji i ullirit kërkohet jashtë, Shqipëria zgjeron eksportin dhe fitimet

Vaji i ullirit i prodhuar në vendin tonë është blerë në sasi rekord nga shtetet e huaj. Të dhënat tregojnë se eksportet janë rritur me 52 herë në raport me vitin e kaluar. Shqipëria pati mbiprodhim të vajit të ullirit, vitin e kaluar dhe kërkesat për blerje u rritën nga vende si Spanja e Italia, të cilat nuk kishin një rendiment të ngjashëm.

Tregu i shitjes së tij jashtë vendit rezulton të jetë rritur përtej pritshmërive, me 4100 tonë, nga 80 tonë që ka qenë mesatarja e eksportimit ndër vite. Edhe të ardhurat e fitimet kanë qenë pozitive, pasi vaji i ullirit u mblodh nga pikat e grumbullimit me çmim deri në 400 lekë për litër, dhe ditët e fundit, çmimi ka arritur 500 për litër, për shkak të kërkesës së lartë që vijon të jetë jashtë.

Lexo më shumë  BIRN: Shqipëria eksportoi ilegalisht mijëra ton mbetje të rrezikshme

Të dhënat e drejtorisë së Zhvillimit Rural për vitin 2022 flasin për prodhim të 150 mijë tonë ullinj, ose 40% më shumë se në 2021. Në total vaji i prodhuar arriti deri në 30 mijë ton. Fermerët thonë se këtë vit, prodhimi do të reduktohet, për shkak të kushteve të papërshtatshme klimaterike. Ministria e Bujqësisë parashikon që për vitin 2023 të prodhohen 140 mijë ton ullinj, ose 10 mijë tonë më pak se vjet.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Rruga Press

YouTube player