ArgumentKryesore

Uzurpimi i plazheve, rrugët me pagesë mungesa e transportit publik, i çon kostot në stratosferë pa vajt akoma te dhoma. Që të kënaqet Kastrati, Ulaj, apo Zamiri, u therua një popull i tërë që e sheh mrekullinë nga televizori

Nga Ervin Goci

Duke parë me interes të veçantë intervista nga operatorë dhe menaxherë të lartë të turizmit, nga ajo që më dëgjojnë veshët mund të konstatohet fare lehtë modeli psikopat, patologjik dhe i shfazuar që thjesht liston viktimën e rradhës, turizmin. E dokumentuar është rënia me 30% e kërkesës sipas shifrave që komunikon z.Topuzi, drejtues i shoqates së turizmit. Plazhet janë të ngrehura, gati për mjelje, problemi është që nuk qas njeri në to, aeroporti i Kastratit punon me kapacitet të plotë për të mbyllur ciklin e konsumit të resurseve të para, si infrastrukturën e transportit, hapësirën ajrore, naftën, duke i transformuar vizitorët thjesht në endacakë që ia krisin sa në Greqi, sa në Mal te Zi, ku të munden, duke numëruar e mashtruar popullin me shqiptarët e kthyer në atdhe si turistë, ndërkohë që në Shqipëri vijnë dhe rrinë vetëm ata që e kanë për herë të parë, derisa zhvirgjërohen dhe ata.

Lexo më shumë  Bllokada serbe e pikave doganore, ndalohet kryetari i komunës paralele të Zubin Potokut të futet në Kosovë

Problemi kryesor që ngrihet janë kostot. Dhe për kosto nuk flasim vetëm për dhomën, por mbi të gjitha për kostot që vijnë në mënyrë arbitrare nga privatizimi i gjithçkaje.

Uzurpimi i plazheve, rrugët me pagesë mungesa e transportit publik, i çon kostot në stratosferë pa vajt akoma te dhoma.

Që të kënaqet Kastrati, Ulaj, apo Zamiri, u therua nje popull i tërë qe e sheh mrekullinë nga televizori. Sa mire ua bëjnë!

Lexo më shumë  Rizvanolli: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Më vjen keq që e them, po shoqatat e turizmit, janë thjesht për të inventarizuar dëmet.

Rruga Press

YouTube player