Uzuni konfirmohet “bomberi” i Kupës në Hungari, shënon një tjetër dygolësh
Myrto Uzuni konfirmohet bomberi i Kupës së Hungarisë, teksa pas 9 golave të shënuar nga Hatvan në shtator, ka shënuar një tjetër dopietë në fazën e 1/16-ave ndaj skuadrës së Tokol.
Ferencvaros ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0-7, ndërsa sulmuesi i kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë 90 minutave dhe dërgoi topin në rrjetë dy herë, pasi ekzekutoi saktë dy penallti.
Myrto Uzuni është duke luajtur sezonin e tij të dytë me gjigantët hungarezë dhe është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në repartin e sulmit, ku shpesh ka shënuar gola me peshë.
Rruga Press