Ushtria ukrainase udhëzon qytetarët: Jini më aktiv gjatë natës, përdorni gjitha mjetet për të luftuar
Ushtria ukrainase ka lëshuar udhëzime për qytetarët e zakonshëm. Ushtria ka këshilluar qytetarët që nëse nuk kanë armatim, atëherë të bllokojnë rrugët duke rrëzuar shenja komunikacioni e pemë, raporton BBC.
“Pavarësisht nëse keni armë e municion apo jo, përdorni të gjitha mënyrat apo mjetet e mundshme për të luftuar”, thuhet në udhëzimin e Ushtrisë.
Qytetarëve u është kërkuar: të rrëzojnë shenjat e komunikacionit, të rrëzojnë pemët për të bërë të pamundur lëvizjen, të përdorin në mënyrë aktive pajisje ndezëse të bëra në shtëpi, të jenë më aktiv gjatë natës.
Rruga Press