Bota

Ushtria ukrainase sulmoi depo ruse të naftës

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar të shtunën se kishte sulmuar fushën ajrore ruse Morozovsk dhe një numër deposh nafte  në tri rajone ruse gjatë natës.

Sulmi goditi një depo municioni ku forcat ruse mbanin bomba ajrore midis pajisjeve të tjera, bëri të ditur ushtria.

“Aviacioni luftarak rus duhet të shkatërrohet kudo që të jetë, me të gjitha mjetet efektive. Është gjithashtu mjaft e drejtë të godasësh aeroportet ruse”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Telegram.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Presidenti ukrainas u ka bërë vazhdimisht thirrje aleatëve të tij perëndimorë për leje për të përdorur armët e tyre për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë, përveç goditjes së objektivave ushtarake afër kufirit, raporton Reuters.

Ai tha të shtunën se forcat ruse kishin përdorur mbi 600 bomba ajrore për të sulmuar Ukrainën gjatë javës së kaluar.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Ukraina ka rritur në mënyrë dramatike përdorimin e dronëve me rreze të gjatë këtë vit për të sulmuar objektet ruse të naftës, duke u përpjekur të dëmtojë ekonominë e vendit.

Rruga Press

YouTube player