Ushtria ruse nis ofensivë në rajonin e Zaporizhzhias
Ushtria ruse ka deklaruar se trupat e saj kanë nisur një ofensivë në rajonin Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, raportoi të shtunën AFP-ja.
Sipas këtij mediumi, forcat ruse pretenduan se kishin marrë “linja dhe pozicione më të favorshme” gjatë sulmit.
Rajoni është bërë burim i luftimeve intensive javët e fundit. Oleksandr Starukh, guvernatori i rajonit, tha se forcat ruse filluan mbi 160 sulme me granatime gjatë natës.
Në një postim në Telegram ai tha se 21 qytete dhe qyteza ishin në shënjestër. Një grua u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën, sipas tij.
Rruga Press