Bota

Ushtria ruse mori centralin bërthamor, reagon Zelenskyy: Kjo është mënyra e vetme për të ndalur Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përmes një video-mesazhi ka reaguar mëngjesin e sotëm për situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia gjatë natës.

Zelenskyy tha se mënyra e vetme për të garantuar se Rusia nuk do të bombardojë infrastrukturën bërthamore është krijimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Zelenskyy gjithashtu sot u bëri thirrje rusëve që të vazhdojnë të protestojnë kundër pushtimit në Ukrainë, që ka hyrë në javën e dytë.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ai u shpreh se Moska synon të sulmojë infrastrukturën dhe zonat e banuara të Ukrainës, teksa Mariupoli, Khersoni, Kharkivi dhe Chernihivi ndodhen nën sulm.

Udhëheqësi ukrainas tha se deri më tani janë vrarë 9,200 ushtarë rusë. Ky është shumë më i lartë se numri i cituar nga Rusia (498).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *