Ushtria ruse merr peng pacientët dhe personelin mjekësor të një spitali në Mariupol
Raportohet se forcat ruse kanë marrë peng pacientë dhe personel mjekësor të një spitali në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit.
Sipas BBC, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit Sergei Orlov tha:
Ne morëm informacione se ushtria ruse kapi spitalin tonë më të madh… dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje.
Ne mund ta konfirmojmë këtë informacion dhe gjithashtu guvernatori i rajonit të Donetskut e ka konfirmuar këtë konfirmim. Morëm informacion se aty janë 400 persona.
Rruga Press