Ushtria ruse më e dobët se kurrë, Ministria britanike e Mbrojtjes: Ushtarët i blejnë jelekët e çelikut me paratë e tyre
Këtë mëngjes Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka thënë në Twitter se ushtarët rezervistë rusë i blejnë jelekët e çelikut me paratë e tyre.
Sipas ministrisë, ka shumë gjasa që ushtarët rezervistë rusë detyrohen t’i blejnë vetë jelekët e çelikut që përdoren në frontin e luftës, për shkak të armatimit të dobët dhe jo të plotë nga Rusia.
Ministria e Mbrojtjes jep informacione edhe për çmimin, ku sipas saj, një parzmore apo jelek standard 6B45 i blerë online, kur në prill kushtonte 190 dollarë, sot kushton 640 dollarë.
Ministria pretendon gjithashtu se mobilizimi ushtarak ka një furnizim më të ulët edhe nga sa ishte më parë.
Ekspertët gjithashtu shtojnë se rezervistët janë të pastërvitur dhe të dobët për luftën në vijën e parë të sulmit.
Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se mobilizimi i pjesshëm do të përfundojë pas dy javësh.
Rruga Press