Bota

Ushtria koreano-jugore nuk i bindet parlamentit: Gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet deri sa ta shfuqizon presidenti

Ministria e Mbrojtjes të Koresë së Jugut ka njoftuar se do ta zbatojnë vendimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri sa të hiqet nga presidenti Yoon Suk Yeol, pavarësisht se parlamenti i vendit ka votuar për të bllokuar zbatimin e saj.

Kjo vjen pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, të cilat tentuan të bllokojnë Asamblenë Kombëtare, shkruan skynews.

Lexo më shumë  Ambasada amerikane në Ukrainë ka paralajmëruar për një sulm serioz ajror që mund të ndodhë në ditët në vijim

“Ne do të mbajmë urdhrin e gjendjes së jashtëzakonshme derisa presidenti ta heqë atë”, njoftoi ministria.

Kujtojmë se ligji i luftës ishte shpallur më herët nga presidenti, Yoon Suk Yeol në një njoftim të papritur gjatë natës.

Por, 190 nga 300 deputetë të Asamblesë Kombëtare votuan kundër kësaj mase, duke e shpallur të pavlefshëm.

Ndërkohë, kreu i opozitës, Lee Jae-myung pohoi se kushdo që vepron nën urdhrat e Yoon ose komandën e ligjit të luftës është “duke shkelur ligjin”.

Lexo më shumë  Droni ukrainas godet një cisternë të flotës ruse pranë brigjeve të Turqisë

Ndryshe, presidenti korean shpalli gjendjen e luftës me arsyetimin se kanë marrë kërcënime serioze nga fqinji, Koreja e Veriut.

YouTube player