Bota

Ushtria izraelite vret tre palestinezë pas përleshjeve në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë janë qëlluar për vdekje, thonë zyrtarët palestinezë, pasi përleshje të armatosura shpërthyen gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj iu përgjigjën zjarrit “për të neutralizuar” njerëzit në një veturë që kishte qëlluar mbi ta, raportoi BBC të premten.

Incidenti në Jenin është më i rëndi i këtij lloji prej javësh, pasi Izraeli kryen pothuajse bastisje ditore pas një vale sulmesh vdekjeprurëse.

Dy palestinezë që kryen vrasjet e fundit erdhën nga zona e Jeninit.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Shtatëmbëdhjetë izraelitë dhe dy ukrainas janë vrarë në të shtëna, goditje me thikë, përplasje me makina dhe një sulm me sëpatë në Izrael dhe Bregun Perëndimor që nga fundi i marsit.

Dhjetëra palestinezë, përfshirë sulmuesit, janë vrarë në konfrontimet me forcat izraelite që atëherë.

Dëshmitarët i kanë thënë BBC-së se ushtria izraelite po kryente një bastisje kërkimi në qytetin e vjetër të Jeninit të premten në mëngjes, dhe se ka pasur shkëmbime masive me armë zjarri mes tyre dhe militantëve palestinezë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Ushtria izraelite tha se ndërsa trupat e tyre lëviznin nga një vend, pasagjerët e një veture në anë të rrugës hapën zjarr.

Të gjithë ata që ishin në veturë u vranë. Ushtria tha se ushtarët gjetën dy pushkë, një automatik dhe municione në automjet.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, Wafa, tha se pas incidentit shpërthyen “përleshje të ashpra”, duke lënë 10 palestinezë të plagosur.

Ndërsa Izraeli tha se forcat e tij nuk pësuan viktima.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *