Ushtria e Ukrainës përdor “Bajraktarët” për të ndaluar katër kolona ruse në rajonin Sumy
Në rajonin Sumy Forcat e Armatosura të Ukrainës ndaluan katër kolona automjetesh ruse duke përdorur dronët luftarakë Bayraktar.
Kreu i administratës ushtarake rajonale Sumy, Dmytro Zhyvytskyi, publikoi foto të kolonave të shkatërruara të pajisjeve ushtarake ruse në Telegram.
“Kushdo që ka ardhur në tokën tonë me luftë do të vdesë në të! Ja si duken kolonat e pajisjeve armike të shkatërruara nga një dron Bayraktar. Lavdi Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe të gjithë atyre që janë përfshirë!”, shkroi Zhyvytskyi.
Sipas tij, rajoni ka marrë mbështetje nga Forcat e Armatosura të Ukrainës mbrëmë në formën e bombardimeve nga dronët Bayraktar. Si rezultat, katër kolona të mëdha automjetesh të blinduara që lëviznin nëpër rajon, shumica e të cilave lëviznin drejt Sumy, u ndaluan.
Rruga Press