Bota

“Ushtria e gjyshave”, Rusia po rekruton rezervistët 60-vjeçarë

Humbjet e mëdha të pësuara në Ukrainë, kanë detyruar autoritetet ruse të bëjnë thirrje për rekrutimin e rezervistëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë mbi 60 vjeç.

Nevoja e madhe për drejtues tankesh, snajperë apo dhe inxhinierë ka bërë që ushtria ruse të kërkojë ndihmën e rezervistëve, tashmë që mbi 15 mijë ushtarë mendohet të jenë vrarë në 41 ditë luftime në Ukrainë.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se Irani i ka kërkuar SHBA-së armëpushim

Sipas të dhënave paraprake nga mediat ndërkombëtare, deri në këto momente 60 mijë personave iu është kërkuar t’i bashkohen ushtrisë, pjesa më e madhe e të cilëve në Chelyabinsk dhe Tyumen, si dhe rrethinat e Moskës.

Gjatë luftimeve në Ukrainë, u vu re se Rusia kishte angazhuar një numër shumë të madh ushtarësh pa përvojë dhe në moshë të vogël. Kjo gjë u mohua fillimisht nga Kremlini zyrtar, i cili pranoi më pas se një numër rishtarësh ishin dërguar gabimisht në luftë.

Lexo më shumë  BE paralajmëron: Ndërprerje të zgjatura në tregjet e energjisë shkaku lufta në Iran

NATO vlerëson se Rusia ka humbur deri tani 15 mijë ushtarë në Ukrainë, ndërkohë që Kievi raporton se viktima janë më shumë se 18 mijë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *