Bota

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Marina Mbretërore britanike ka prezantuar helikopterin e saj të parë pa pilot, një mjet fluturues i projektuar për misione me rrezik të lartë, si gjurmimi i nëndetëseve dhe operacione të sigurisë detare.

Helikopteri ka kryer me sukses fluturimin e parë testues, çka u konfirmua nga ushtria e Mbretërisë së Bashkuar. Mjeti mban emrin Proteus dhe vjen në një kohë kur tensionet po rriten në Atlantikun e Veriut.

Lexo më shumë  “Fluturon” çmimi i naftës në botë, paralajmërohet vazhdim i rritjes

Proteus është zhvilluar në kuadër të një programi me vlerë rreth 80 milionë dollarë dhe konsiderohet një element kyç për forcimin e mbrojtjes së Britanisë dhe të aleatëve të NATO ndaj kërcënimeve në zhvillim në këtë rajon.

Helikopteri është ndërtuar nga kompania italiane e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore Leonardo. Ai është i pajisur me sensorë të avancuar dhe sisteme kompjuterike që i lejojnë të analizojë mjedisin dhe të marrë vendime në mënyrë autonome, pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

Lexo më shumë  Katari: Do duhen 3-5 vjet për të riparuar dëmet në impiantet e LNG-së nga sulmet iraniane
YouTube player