Bota

Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Ushtria amerikane ka publikuar një video për rekrutimin e ushtarëve, që në vetvete ilustron llojin e punës që bëjnë njësia psyop e Operacioneve Speciale.

E quajtur “Ghost in the Machine 2”, videoja vjen dy vjet pas një klipi tjetër që shkaktoi reagime të shumta në internet.

“Është një video rekrutimi. Dikush që e shikon atë dhe mendon, wow si u krijua kjo, ky është lloji i mendësisë që ne po e kërkojmë”, tha një major i ushtrisë.

Bëhet e ditur se videoja e parë u realizua nga një ushtar i grupit të tetë të Operacioneve Psikologjike me bazë në Fort Liberty, Karolinë e Veriut.

Ai kërkoi që emri i tij të mos përdoret për të mbrojtur identitetin, siç është e zakonshme te trupat e forcave speciale, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ndryshe, njësitë psyop përdoren për një sërë misionesh që variojnë nga propaganda e deri te mesazhet më të sofistikuara që synojnë të mashtrojnë armikun.

Udhëheqësit e Komandës së Operacioneve Speciale të Ushtrisë shpresojnë se videoja do t’i frymëzojë rekrutët e rinj dhe pak të njohur për t’iu bashkuar njësisë.

“Nga niveli taktik, psyop është jashtëzakonisht i vështirë për t’u treguar”, tha nënkoloneli Steve Crowe, komandant i Batalionit të Rekrutimit të Forcave Speciale.

Psyop njihej më së shumti gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur e ashtuquajtura “Ushtria Fantazmë” e SHBA-së i mposhti gjermanët duke përdorur mashtrime radiofonike, kostume e imitime.

Disa prej anëtarëve të mbijetuar të njësisë iu dha edhe Medalja e Artë në një ceremoni në Uashington.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Me anë të këtij hapi, ushtria si shërbimi më i madh i një vendi beson se po ia arrin qëllimit për të rritur numrin e ushtarëve.

Njësitë më të njohura të forcave speciale amerikane janë Beretat e Gjelbërta dhe Delta Force, por ka edhe njësi si ato për operacione psikologjike dhe regjimenti i 160-të i Aviacionit të Operacioneve Speciale i njohur si Knight Stalkers.

“Unë mendoj se Ghost Machine ju tregon se çfarë janë operacionet psikologjike pa ju treguar me fjalë”, tha Crowe.

Siç raportohet, videoja e parë ka pasur ndikim të lartë në promovimin e punës së ushtrisë.

YouTube player