Bota

Ushtari rus telefonon gjyshen: Dua të kthehem në Rusi, këtu është ferr

 Një ushtar rus i tmerrur nga lufta ka telefonuar gjyshes së tij dhe I ka thën se dëshiron të largohet menjëherë nga Ukraina. Sipas The Sun, ushtari rus i cili nuk është identifikuar është dëgjuar duke folur në një telefonatë të përgjuar nga qeveria ukrainase. Ai është shprehur se është i tmerruar dhe priste që lufta të përfundonte brenda dy javësh.

Lexo më shumë  Forca të shumta policie, xhandarmëri dhe pranga në institucione/ Regjimi i Vuçiqit mbyll punonjësit brenda ndërtesave qeveritare – nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Në fillim të telefonatës, një grua e pyet ushtarin “Zot, kur do të përfundojë kjo”, për të cilën ai përgjigjet se situata e tij është “e frikshme”

“Është shkatërruar e gjithë brigada dhe nuk e di se si më shpëtoi Zoti. Të jem i sinqertë me ty, do të largohesha nga këtu tani dhe nuk më intereson. Gjëja kryesore është të mbijetosh në ferr. Menduam se gjithçka do të përfundonte brenda dy javësh. Tashmë ka kaluar gati një muaj,”-u dëgjua të thoshte ushtari rus gjatë telefonatës.

Lexo më shumë  “Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

Trupat e Vladimir Putinit janë goditur nga rënia e moralit pasi fitorja e shpejtë e premtuar nga tirani është kthyer në një gjakderdhje përballë rezistencës së ashpër të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *