Bota

Ushtari i ekzȅkutuar ukrainas, u qȅllua nga një grup neo-nazist rus i drejtuar nga famëkeqi i njohur me nofkën “serbi”?

Michael Colborne, një anëtar i grupit me ndikim të medias investigative Bellingcat, postoi në Twitter se njësia neo-naziste Rusich, e cila po lufton si pjesë e grupit mercenar rus Wagner në Ukrainë, ishte në mesin e atyre që shpërndanë videon e ekzekutimit të një ushtar ukrainas i zënë rob që u ekzekutua në mënyrën më mizore.

Ata e kanë publikuar videon në kanalin e tyre në Telegram, të shoqëruar me fjalët “Më në fund një reagim normal”.

Bashkëthemeluesi dhe komandanti i grupit Rusich është Aleksey Milchakov, një 31-vjeçar me nofkën “serbi”.

Lexo më shumë  BE-ja anashkalon Hungarinë, 1.4 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe civile në drejtim të Ukrainës

“Biografia” e Milchakovit është një histori horror. Ai dyshohet për krime lufte dhe është sanksionuar nga SHBA, BE, Britania e Madhe, Kanadaja dhe vende të tjera që nga viti 2022. Ai është i lidhur me krimet në Siri dhe Ukrainë. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e tij me tatuazh në krah me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Ai u shfaq në opinion dhe fitoi vëmendje në vitin 2011 kur filmoi veten duke torturuar dhe prerë kokën një qeni. Ai e kishte postuar videon në internet. Në faqen e tij VK (një rrjet social rus), bëri thirrje për vrasjen e njerëzve të pastrehë, këlyshëve dhe fëmijëve.

Ai u mburr hapur për fotografimin e trupave të ukrainasve të gjymtuar dhe të djegur, dhe njihet gjithashtu për prerjen e veshëve të kufomave ukrainase dhe ‘gdhendjen’ e svastikave në fytyrat e tyre.

Lexo më shumë  Kremlini thërret ambasadoren amerikane pas një sulmi vdekjeprurës ukrainas në Krime

Para se të shkonte për të luftuar në Donbas në vitin 2014, Milchakov publikoi dokumente në faqen e tij VK që lavdëronte kriminelin e luftës Zheljko Razhnatoviq Arkan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *