Bota

Ushtari i dehur rus i vë zjarrin kampit stërvitor, aty trajnoheshin rekrutët për luftën në Ukrainë

Një ushtar i dehur rus në Orenburg të Rusisë, i ka vënë zjarrin kampit të rekrutimit, ku ushtarët ishin stacionuar nëpër tenda dhe po trajnoheshin për luftën në Ukrainë.

Ushtari që ishte nën ndikimin e alkoolit, i kishte vënë zjarrin një tende, që më pas ky zjarr u përhap në tendat tjera.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi

Një video amatore shfaq ushtarët rusë që bëjnë të pamundurën për ta fikur zjarrin, që ishte përhapur pothuajse në tërë kampin stërvitor.

Thuhet se të gjitha gjësendet personale të ushtarëve rusë janë djegur brenda tendave ku po flinin, kurse ushtari që shkaktoi zjarrin është arrestuar.

Fillimisht nga ushtria e Putinit refuzuan të tregojnë shkakun e zjarrit, por disa ushtarë që ishin prezent në kushte anonimiteti kanë pranuar se rusi i dehur i kishte vënë zjarrin kampit.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *