Bota

Ushtarët ukrainas tregojnë si i shpëtuan forcave ruse që i kishin rrethuar

Trupat ruse po tentojnë të avancojnë tutje në lindje të Ukrainës, me shpresën se do të arrijnë të marrin nën kontroll të plotë tërë rajonin e Doentskut.

Por, nganjëherë avancimi i tyre i zë në befasi edhe forcat ukrainase, që në disa raste e kanë gjetur veten të rrethuar, transmeton Telegrafi.

Një grup i ushtarëve ukrainase kanë provuar një përvojë të tillë – që e rrëfyen në detaje për gazetarin e BBC-së, Abdujalil Abdurasulov.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Ata treguan si shmangën kurthin e trupave ruse në fshatin Komyshivka në lindje të Ukrainës, ku ishin rrethuar nga rusët.

Megjithatë në momentet e fundit, ata kishin arritur t’i shpëtojnë plumbave dhe dronëve kamikaz derisa po tërhiqeshin me ardhjen e forcave mbështetëse.

Njëri prej tyre tregoi se vrapimi prej 100 metrash ishte shumë i rrezikshëm, për faktin se në të dyja anët e rrugës ishin të pozicionuar rusët që shtinin vazhdimisht.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

E kur u futën në autoblindë dhe menduan se përfundimisht shpëtuan – aty i priti një “befasi” tjetër – sulmi me dron kamikaz.

Por edhe atij i shpëtuan, pasi me gjasë nuk kishte lëndë të mjaftueshme shpërthyese për ta dëmtuar autoblindën.

YouTube player
YouTube player