Bota

Ushtarët ukrainas fillojnë stërvitjen në Britaninë e Madhe

Grupi i parë me deri në 10.000 ushtarë ukrainas kanë mbërritur në Britaninë e Madhe ku do të fillojnë stërvitjet.

Sipas Press Association ushtarët ukrainas janë takuar dhe me sekretarin britanik të mbrojtjes Ben Wallace.

Wallace është shprehur:

“Ky program i ri ambicioz trajnimi është faza tjetër në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura të Ukrainës në luftën e tyre kundër agresionit rus. Duke përdorur ekspertizën e klasit botëror të Ushtrisë Britanike, ne do të ndihmojmë Ukrainën të rindërtojë forcat e saj dhe të rrisë rezistencën ndërsa mbrojnë sovranitetin e vendit të tyre.”

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Trajnimi do t’u japë rekrutëve vullnetarë me pak ose aspak përvojë ushtarake aftësitë për të qenë efektivë në luftimet e vijës së parë.

 Bazuar në trajnimin bazë të ushtarëve në Mbretërinë e Bashkuar, kursi mbulon trajtimin e armëve, ndihmën e parë në fushën e betejës, mjetet në terren, taktikat e patrullimit dhe ligjin e konfliktit të armatosur.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Presidenti serb kërcënon me hakmarrje pasi planet për Kullën Trump në Beograd u penguan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *