Bota

Ushtarët rusë të dëshpëruar: Po sabotojnë mjetet e veta, nuk duan të luftojnë!

Kaosi e dëshpërimi po kaplon një pjesë të trupave ruse, thonë mediat amerikane duke cituar një zyrtar të Pentagonit, i cili shkon dhe më larg se kaq me pohimet e tij.

Zyrtari në fjalë pretendon se këta ushtarë janë duke sabotuar edhe vetë automjetet e tyre me qëllimin të shmangin luftimet. Një numër i madh trupash ruse janë të keqstërvitura, dhe të papërgatitura siç duhet për një luftë të mirëfilltë në shkallë të gjerë.

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë rusët me dronë në Krime, shkatërrojnë aeroplanë luftarak e sisteme radarësh në vlerë qindra miliona dollarë

Morali mes tyre gjithashtu nuk është i lartë, e nga ana tjetër përballen dhe me probleme furnizimi, përfshirë atë me ushqime dhe karburant. Një përfundim i tillë mbështetet duket mbi dëshmitë e rusëve të kapur rob, e konsiderohet të jetë një nga arsyet përse autokolona 60 kilometra e tankeve dhe autoblindave ruse nuk avanson, por gati po zvarritet këto ditët e fundit në afërsi të Kievit.

Gjurmimi i mesazheve ruse po kështu tregon raste kur trupat kanë refuzuar t`i binden urdhrave të komandës qendrore për të bombardimin e qyteteve ukrainase, sepse nuk “duan të vrasin civilë”.

Zyrtari i Pentagonit megjithatë e lë të hapur mundësinë që krerët ushtarakë rusë, të cilët drejtojnë autokolonën e armatosur, mund t`i rimendojnë planet e tyre të betejës mbi mënyrën sesi do të lëvizin për të rrethuar krejtësisht e për të marrë kryeqytetin e Ukrainës./tch/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *