Lajme

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufijve të Kosovës

NATO ka njoftuar se ushtarët italianë të KFOR-it të Batalionit të Forcës Operative Rezervë (ORF),  kanë kryer patrullime përgjatë vijës kufitare.

“Patrullimet, si me automjete ashtu edhe në këmbë, kanë për qëllim sigurimin e stabilitetit dhe ruajtjen e një pranie të vazhdueshme në këtë zonë”.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

“KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si mekanizma të sigurisë,” thuhet në njoftimin e NATO-s.

YouTube player