Lajme

​Ushtarët e Kosovës trajnohen me komandot e Shqipërisë

Komandot e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar me ata të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për njësitë elitë të forcave.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se pas rreth 14 javësh trajnimi intensiv, kandidatët për beretën blu “komando”, realizuan të premten me sukses përfundimin e kursit me të njëjtin emër.

Lexo më shumë  Durmishi: Punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë po ecin sipas planifikimeve, rreth 85 për qind e projektit tashmë ka përfunduar

“Komandot tona, gjatë këtij kursi tejet sfidues treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira duke demonstruar veprime luftimi me armatim dhe veprime trup me trup”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Tutje, ai ka bërë të ditur se pjesë e programit të këtij kursi ishin vrapimet të shtigje të gjata me pajime, mbijetesë, alpinizëm në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë.

Lexo më shumë  Zyrtari gjerman takohet me komandantin Jashari, flasin për të ardhmen e FSK-së

“Mirënjohje dhe falënderim për Batalionin Komando dhe urime për të gjithë beretat blu. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *